Aksident në fshatin Lupq të Podujevës- gjashtë persona të lënduar

Aksident në fshatin Lupq të Podujevës- gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në fshatin Lupq në magjistralen Prishtinë-Podujevë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërkaq të përfshira ishin dy automjete.

“Me 20.09.2020, rreth ores 14:00, Policia ka pranuar një informacionin lidhur me shkaktimin e një aksidenti me lëndime dhe dëme materiale në rr. Magjistrale Prishtine – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupq. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dal njësia policore, si dhe është njoftuar emergjenca e cila po ashtu ka mbërritur në lokacion. Sipas informacioneve fillestare, 2 automjete janë të përfshira në këtë aksident dhe raportohet se 6 persona kanë marrë lëndime trupore”.

“Njësitë kompetente të trafikut rajonal janë duke kryer procedurat hetimore dhe po kryejnë vendshiqimin. Njëri shirit i rrugës është mbyllur deri në kryerjen e procedurave të nevojshme dhe matjeve nga trafiku rajonal i Prishtinës, për kompletim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com