Aksident në fshatin Shkabaj – lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Insajderi, se vetura ka goditur barrierat ndërese të rrugës se si pasojë ka shkaktuar vetëaksident.

“Në fshatin Shkabaj të Prishtinës ka ndodhur një vetëaksident trafiku, një veturë ka goditur barrierat ndarëse të rrugës dhe e njejta është kthyer në drejtimin e kahjes së kundërt të lëvizjes. Në këtë vetaksident kanë marrë lëndime të lehta tre persona”, ka thënë Bajram Krasniqi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugorë Prizren – Vërmicë. /Insajderi.com