Aksident në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një aksident me persona të lënduar ka ndodhur në dalje të Fushë-Kosovës, drejtimi për në Sllatinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë  se policia po merret me rastin dhe momentalisht nuk dihet se sa persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Ka ndodhur aksident me lëndime, policia po merret me rastin. Ende nuk dihet sa janë të lënduar dhe sa vetura janë përfshirë në aksident, është krijuar një kolonë e gjatë”, tha Krasniqi për Insajderin.

Indoks