Aksident në Fushë Kosovë mes motoristit dhe kamionit

Aksident në Fushë Kosovë mes motoristit dhe kamionit

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë. Nga fotografitë shihet se një motorist është aksidentuar me një kamioni.

Aksidenti, që sapo ka ndodhur, ka lënë të shtrirë motoristin, i cili në kohën kur janë bërë fotografitë priste ende që të merrte ndihmën e parë.

Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.