Aksident në Fushë Kosovë, përfshihet një veturë e policisë

Aksident në Fushë Kosovë, përfshihet një veturë e policisë

Të shtunën në Fushë Kosovë, një veturë është përfshirë në një aksident trafiku.

Ngjarja saktësisht ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, rreth orës 15:20.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo. /Insajderi.com