Aksident në Gjilan, një këmbësor lëndohet pasi goditet nga automjeti i udhëtarëve

Aksident në Gjilan, një këmbësor lëndohet pasi goditet nga automjeti i udhëtarëve

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur gjatë pasditës së djeshme në Gjilan, njofton Insajderi.

Si pasojë e këtij aksidenti, ku të përfshira ishin një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore për çka edhe ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Tutje njoftohet se rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Gjilan 17.08.2020-18:30. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve  me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori ku pas tretmanit mjekësor në spitalin e Gjilanit, është liruar për në shtëpi. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com