Aksident në Gjilan – Vdes një person

Aksident në Gjilan – Vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të premten në Gjilan, njofton Insajderi.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Qarkore”, rreth orës 13:25.

Në të janë përfshirë një veturë dhe kamion.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com