Aksident në Istog, gjashtë persona të lënduar

Aksident në Istog, gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istogut. Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:17 policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova për Express.

Rugova theksoi se sipas ekipit mjekësor të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.