Aksident në Istog, pesë të lënduar

Aksident në Istog, pesë të lënduar

Si pasojë e një aksidenti mes dy veturash në Komunën e Istogut, konkretikisht  në fshatin Bajincë të Istogut, kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmi për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Sipas ekipit mjekësor, lëndimet e 5 personave janë të lehta.

Këtu mund ta shihni PROMO-InDoks