Aksident në “Kodrën e Trimave”, ka të lënduar

Një aksident mes veturave ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Kodrën e Trimave.

Në këtë aksident  kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një “BMW” dhe një “Mercedes”.