Aksident në Komoran – tre persona dërgohen në spital

Aksident në Komoran – tre persona dërgohen në spital

Një aksident në mes të dy veturave ka ndodhur në Komoran pasditen e sotme. Me ç’rast kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, shkruan Gazeta Insajderi.

“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshirë dy automjete. Tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vendshiqimit të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com