Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i ka thënë Insajderit se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident.
“Një person është lënduar”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.
Ndërkaq, Gazeta Express ka publikuar një fotografi të aksidentit.