Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur në Spitalin e Mitrovicës pasi i njëjti mbrëmjen e së shtunës kishte pësuar aksident trafiku në rrugën nacionale Jezer, në Leposaviq, përcjell Insajderi.
Sipas njoftimit, në aksident ishin të përfshira dy vetura: një automjet i udhëtarëve dhe një autobus.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete: një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një autobusi me drejtues mashkull shtetas i Serbisë.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i automjetit të udhëtarëve i cili në spitalin e Mitrovicës ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur dy aksidente trafiku me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 45 vetëm me dëme materiale./Insajderi.com