Aksident në Lybeniq të Pejës, një person dërgohet në spital

Aksident në Lybeniq të Pejës, një person dërgohet në spital

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së premtes në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ai është jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Rastin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi njoftoi se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonal”, tha ai./Insajderi.com