Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot, e enjte, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc, njofton Insajderi.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Insajderi.com