Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, rreth orës 11:00.

Aty ka mbetur një person i lënduar i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai shtoi se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci. /Insajderi.com