Aksident në magjistralën Prishtinë-Ferizaj – humb jetën 18-vjeçari

Aksident në magjistralën Prishtinë-Ferizaj – humb jetën 18-vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:30 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj saktësisht në fshatin Llapnasellë ku ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Sipas Policisë, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit BMW e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan.

Trupi i pajetë i viktimës V. A 18 vjeç eshtë dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut.