Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pesë të lënduar

Sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK.

Për Gazetën Insajderi, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku dy vetura janë përplasur dhe për pasojë 5 persona janë lënduar të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK”,ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Krasniqi ka shtuar se për 6-7 minuta, magjistralja ka qenë e bllokuar pas aksidentit.