Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Në disa fotografi që një lexues i Indeksonline i ka dërguar, shihen dy vetura të cilat janë përplasur njëra me tjetrën.
Njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me shikimin e vendit të aksidentit.
Nuk është raportuar për të lënduar ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.