Aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në fotografitë e publikuara në media nga vendi i ngjarjes shihet se janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduar kanë mbetur disa persona.

Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë arritur ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin.

Shqip.com ka provuar të kontaktojë me zëdhënës të Policisë së Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm./Insajderi.com