Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orë 19:00 në magjistralen Prishtinë –Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa ka edhe të lënduar.

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 19:00, në të cilën janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë të lënduar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për disa çaste rruga ka qenë e bllokuar derisa policia ka bërë matjet e vendaksidentit”.

Në vendin e ngjarjes veç njësiteve të policisë ka dalë edhe autoambulanca që ka marrë të lënduarit.