Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar

Katër persona kanë pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:30, të mërkurën – saktësisht në fshatin Slivovë.

Për Gazetën Online Insajderi, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo. /Insajderi.com