Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen katër vetura

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen katër vetura

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në këtë aksident, i cili ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, rreth orës 14:30, të përfshira ishin katër automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Rreth orës 14:30 në fshatin Vragoli – në drejtim të Prishtinës, është raportuar për një aksident trafiku mes katër automjeteve ku si pasojë e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, lëndimeve trupore ka pësuar një person”.

“Në vendngjarje kanë dalur njësitë kompetente të cilat e kane trajtuar rastin”, deklaroi Rexhepi. /Insajderi.com/