Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Dy vetura janë përplasur rreth orës 08:10 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Shoferët e makinave kanë pësuar lëndime si dhe pësuan dëme materiale.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë-Prishtinë ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ai. /Insajderi.com