
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:20 në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka deklaruar ai.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri të ky aksident./Insajderi.com