Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë, lëndohet rëndë një person

Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë, lëndohet rëndë një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës rreth orës 03:00 në magjistralen Prizren – Suharekë, ku ka mbetur i lënduar rëndë një person.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, raporton Gazeta Insajderi.

Osmanollaj ka treguar se njëri nga vozitësit ka marr lëndime të rënda dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka treguar Osmanollaj.

Sipas Osmanollaj, dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën ndikim të alkoolit

“Lëndime ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë në ndikim të alkoolit”, ka thënë Osmanollaj. /Insajderi.com