Aksident në Malishevë, dy policë dërgohen në QKUK

Aksident në Malishevë, dy policë dërgohen në QKUK

Dy zyrtar të Policisë së Kosovës kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar në Malishevë, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:50, ku në aksident ishin të përfshira një veturë zyrtare dhe një civile.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë liruar për në shtëpi.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete një civile dhe një automjet  zyrtar.

Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policore të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar për në shtëpi”, njofton policia./Insajderi.com