
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të tri veturave, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Bajram Krasniqi ka thënë ëpr Gazetën Insajderi se ky aksident ka ndodhur rreth orës 12:00.
”Sot më 7 mars 2020, në ora 12:00, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka thënë Bajram Krasniqi. /Insajderi.com