Aksident në Mitrovicë, pesë persona bëhen për spital

Aksident në Mitrovicë, pesë persona bëhen për spital

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në Rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë. Policia i ka thënë Expressit se janë përfshirë tri vetura ku si pasojë janë lënduar pesë persona që më pas kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF e Vushtrrisë.