Aksident në Palaj të Obiliqit – vdes shoferi e lëndohen katër pasagjerë

Aksident në Palaj të Obiliqit – vdes shoferi e lëndohen katër pasagjerë

Një aksident trafiku me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur të hënën e 24 janarit në fshatin Palaj të Obiliqit.

Në aksidentin që ka ndodhur mes autobusit dhe veturës, ka vdekur drejtuesi i kësaj të fundit, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër pasagjerë.

Këta të fundit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Fsh. Palaj, Obiliq (NN) 24.01.2022 – 07:35. Është raportuar për një aksident trafiku mes një autobusi dhe veture. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i automjetit viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është në procedurë të rregullt./Insajderi.com