Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist

Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist

Një motoçiklist është lënduar si pasojë e aksidentit të pësuar gjatë përplasjes me një veturë në qytetin e Pejës.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ku janë përplasur motoçiklisti me vozitësin e veturës.

“Sot rreth orës 14 janë aksidentuar një vozitës i motoçikletës dhe një veturë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Me rastin është duke u marrë policia”, ka thënë ai./Insajderi.com