Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur të premten rreth orës 14:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00,në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka pohuar Ahmeti./Insajderi.com