Aksident në Podujevë, një i lënduar

Aksident në Podujevë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të enjten në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku është përfshirë një veturë në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Insajderi.com