Aksident në Podujevë, një i vdekur

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Bajçinë të Podujevës. Ndërkohë i lënduar ka mbetur një tjetër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku.

“Rreth orës 20:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Bajqinë ku e përfshirë ka qenë një veturë. Njësitë policore dhe ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konfirmuar vdekja e një personi të gjinisë mashkullore ndërsa një person tjetër është transportuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ajo për Klan Kosovën.