Aksident në Prishtinë

Aksident në Prishtinë

Të martën në ora 09:30, ka ndodhur një aksident në Prishtinë.

Nga ky aksident i cili ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, janë lënduar dy persona.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi.com, e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rast po merret Njësiti i Trafikut “, tha Ahmeti. /Insajderi.com