
Katër policë kanë mbetur të lënduar në Prishtinë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave të policisë dhe një private.
Të lënduarit kanë marrë trajtim nga QKUK-ja.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave zyrtare të PK-së dhe një veture civile. Si pasojë e aksidentit katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar Policia. /Insajderi.com