Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona, njofton Insajderi

Lajmin për lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

Tutje në raportin e policisë thuhet se në aksident është e përfshirë vetëm një veturë ndërsa personat e lënduar janë duke marrë tretman mjekësor.

Aktualisht njësitet e policisë po qëndrojnë ne vendin e ngjarjes duke i kryer procedurat e nevojshme rreth rastit./Insajderi.com