Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident në Prishtinë nga i cili tre persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur afër rrethrrotullimit të hyrjes në lagjen Dragodan.

Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Insajderi.com