Aksident në Prishtinë, një i lënduar

Aksident në Prishtinë, një i lënduar

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të martën rreth orës 20:00 në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia, në ora 20:01 është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë.

Policia ka dal në vendngjarje, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi./Insajderi.com