Aksident në Prishtinë – vetura futet në një lokal

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti një vetura ka hyrë në një lokal.

Ende nuk dihet nëse si pasojë e këtij aksidenti ka ndonjë person të lënduar.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës mirëpo ende nuk ka marr ndonjë informacion. /Insajderi.com