Aksident në qendër të Prishtinës

Sapo ka ndodhur një aksident në Prishtinë saktësisht tek Posta e Madhe. Ky aksident ka shkaktuar një kolonë të gjatë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe sa vetura janë përfshirë në këtë aksident.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës mirëpo ata kanë treguar se njësiti ende nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë lidhur me rastin. /Insajderi.com