
Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën Drenas-Komoran, saktësisht në Zabel të Ulet
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
”Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje”.
Ajo më tutje tha se “Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”. /Insajderi.com