Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në hyjre të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ë" />

Aksident në Rrugën e Kombit – dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Kombit – dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në hyjre të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore të saj, raporton TCH.

Për pasojë, dyshohet se dy persona që po udhëtonin në të kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit të Kukësit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.