Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen katër persona

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen katër persona

Katër persona, tre meshkuj dhe një femër, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të dielën, në rrugën Ferizaj-Shtime.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, e më pas janë liruar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08. Pasojë është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyq nga magjistralja me u kyç në rrugën e fshatit vie automjeti nga Shtimja dhe ndodh aksidenti”, tha për Insajderi-n, Kanun Veseli zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt./Insajderi.com