
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të shtunën mbrëma në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ajo./Insajderi.com