Aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, vdes një person

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Klinë, ka mbetur i vdekur një person.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar komandanti i trafikut për rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

Ai ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri autmojete.

“Tri automjete janë përfshirë në aksident.  Një person ka vdekur dhe një person tjetër është lënduar lehtë”, tha Sahatqija.

Tutje ai ka bërë të ditur se viktima është 69 vjeçar, kurse i dyshuari është nën arrest.

Deri te aksidenti, ka ardhur për shkak të tejkalimit në vijë të plotë.

“I dyshimti ka pësuar lëndime të lehta dhe është në spital, por që është edhe i arrestuar. Aksidenti ka ndodhur për shkak të një tejkalimi në vijë të plotë”, shtoi Albin Sahatqia për Insajderin.

Policia ditëve të fundit vazhdimisht ka bërë apel për kujdes gjatë vozitjes. /Insajderi.com