Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, tre të lënduar

Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën në rrugën Mitrovicë-Pejë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 12:15, i ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë segmenti rrugor fshati Qubrel, një veturë e përfshirë, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti./Insajderi.com