Aksident në rrugën Pejë-Deçan, motoristi dërgohet në QKUK

Aksident në rrugën Pejë-Deçan, motoristi dërgohet në QKUK

Një motoçiklist është lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Lybeniq të Pejës, në rrugën Pejë-Deçan.

I aksidentuari është dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 ku në të janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklistë.

“Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është nisur për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Lybeniq të Pejës, në rrugën Pejë-Deçan.Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë”, ka deklaruar ai./Insajderi.com