Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, dy të lënduar

Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së enjtes në rrugën Podujevë-Prishtinë, njofton Insajderi.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë -Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Borovci.

Tutje, ai njoftoi se njësitet policore të komunikacionit rrugor janë duke e hetuar rastin./Insajderi.com