Rreth orës 02:00 të mëngjesit ka ndodhur një vetë aksident trafiku, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj i cili ka përfunduar me pasoja fatale.
Makina e tipit “Passat” ka humbur kontrollin dhe si pasojë janë lënduar katër persona ku dy prej tyre me iniciale L.S 23- vjeçare dhe K.H 31-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Për Gazeten Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti .
“Rreth orës 02:00 ne rrugën Prishtine -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne ketë aksident ka qene i përfshirë nje automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Lëndime të renda trupore kane marrë kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vendngjarje kane ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimave:
L.S (femer) 23 vjeç dh K.H ( femer ) 31 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter janë dërguar në QKUK. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, njofton Ahmeti/Insajderi.com